Ftesë në internet, mijëra persona në ditëlindje (Foto)

27/12/2016 00:00

Gjithçka nisi me një video të publikuar në Facebook, ku prindërit e Rubi Ibarra ftuan të njohur dhe të panjohur në 15-vjetorin e vajzës së tyre.

Por, askujt nuk ia priste mendja se kjo ftesë e hapur do të mblidhte në një qytet të Meksikës veriore mijëra persona. Ishte thuajse e pamundur që të kaloje mespërmes turmës, pasi ajo sa vinte dhe bëhej më e madhe.

Madje, nga njoftimi në Facebook, në festë erdhën edhe njerëz nga Amerika.

Shumë sponsorë ofruan mbulimin e të gjitha shpenzimeve të festës. Po ashtu, forca sigurie ndihmuan në mbarëvajtjen e saj.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel