Aksidente në Bulqizë e Pishkash

27/12/2016 00:00

Një fuoristradë me 6 persona ka dalë nga rruga për shkak të ngricave në në aksin Bulqizë-Smollicë. 4 pasagjerë kanë mbetur të plagosur lehtë, ndërsa një 41-vjeçar është dërguar në spitalin e Peshkopisë për ndërhyrje më të specializuar.

Po për shkak të motit të keq, edhe në në aksin Pishkash-Prrenjas, një automjet ka rrëshqitur në rrugë. Dëshmitarët tregojnë se pasagjerët dhe drejtuesi i mjetit janë lënduar.

Ndërsa në Vlorë një kamion që u fut në kah të kundërt në rrugën transballkanike, për pak është bërë burim aksidenti.

Top Channel