Vajza e Cindy Crawford është vetëm 15 vjeç, por duket qartë se ka një të ardhme të ndritur si modele.

Kaia Gerber u fotografua në plazhin e Floridës të dielën, aty ku kaloi një ditë pushimi që e ka merituar pas një viti shumë të suksesshëm për të.

15-vjeçarja këtë vit u shpall topmodelja e re e Amerikës dhe për këtë duhet të falenderojë nënën e saj për gjenet.

Edhe vëllai i saj 17-vjeçar, Presley, me të cilin ajo u fotografua duke u larë në det, ka nisur një karrierë si model.

Ndërkohë që fëmijët kënaqeshin në ujë, vetë Cindy Crawford dhe bashkëshorti i saj Rande Gerber, qëndruan në hije.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel