Digjet banesa në Pogradec, vdes 30-vjeçari. Nëna dërgohet në spital

27/12/2016 00:00

Flakët si pasojë e një shkëndije elektrike i morën jetën 30-vjeçarit Ilirjan Elezi, në fshatin Bishnicë të Pogradecit.

Nëna e tij, Bajrame Elezi, e cila theu xhamat e dritares për ta shpëtuar të birin, ka pësuar djegie të shumta dhe ndodhet e shtruar në spital në Tiranë.

Viktima ishte baba i një vajze 2-vjeçare, e cila ndodhej në shtëpi duke fjetur rreth orës 23, kur ra zjarri mbrëmjen e së hënës. Nëna e saj, Eriola Elezi tregon se ishte në dush kur shpërthyen flakët në dhomën ku gjendej i shoqi.

“Jemi munduar ta shuajmë zjarrin me kova me ujë dhe ka qenë e pamundur. Zjarrfikësja nuk ka ardhur. Nëse do të vinte mund të kishte shpëtuar burri”, ka treguar ajo për gazetarët.

Eriola dhe vajza e vogël fatmirësisht nuk janë lënduar, por kanë mbetur pa çati mbi kokë.

Top Channel