Aksidenti në det kthen tensionet greko-turke

27/12/2016 00:00

Një aksident në detin Egje është kthyer në një kokëçarje të madhe për qeverinë e Athinës dhe pritet të hapë një cikël të ri deklaratash e kundër deklaratash mes saj dhe Turqisë, lidhur me sovranitetin grek në Egje dhe pretendimet e Ankarasë për të pasur kontroll në këtë det.

Një anije turke ka ngecur në bregun shkëmbor në zonën veri-perëndimore brigjet e ishullit Kos mëngjesin e së hënës.

Anija është rreth 50 metra larg brigjeve të ishullit dhe nuk rrezikon të mbytet, por kapiteni refuzoi ndihmën që ofruan rojet bregdetare greke.

Ai nuk pranon evakuimin e ekuipazhit, pasi thotë se pranon vetëm ndihmën e Ankarasë, pasi këtë territor e konsideron të Turqisë.

Për të shmangur një provokim tensioni janë duke negociuar diplomatët e Athinës dhe Ankarasë, pasi 21 vite më parë në një situatë të ngjashme, dy vendet për pak u përfshinë në një konflikt të armatosur.

Top Channel