Kaos në Murriqan; Qindra mjete të bllokuar në pikën kufitare

27/12/2016 00:00

Prej disa orësh situata në pikën kufitare të Murriqanit që lidh Shqipërinë me Malin e Zi është kaotike.

Janë me qindra mjete që presin në radhë për të hyrë në shtetin fqinj. Udhëtaret thonë se radha e mjeteve shkon deri në 3 kilometra dhe pala shqiptare punon me 2 sportele.

Ndërkohe nisur nga kjo situatë, pala malazeze po lejon që të kalojnë vetëm mjetet e vogla, ndërsa rreth 12 autobusë me turistë nuk lejohen.

Top Channel