“Çmendet” Mikhitaryan, shënon golin e vitit – VIDEO

26/12/2016 00:00

Henrikh Mkhitaryan realizoi një gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen ku Manchester United fitoi 3-1 ndaj Sunderland-it këtë të hënë në Premier League.

Armeni shfrytëzoi maksimalisht një krosim nga Ibrahimovic, duke e goditur topin me thembër, në një pozicion mjaft të vështirë. Me të vërtetë një kryevepër, që me shumë mundësi do të jetë goli i vitit, të paktën në Premier League.

Për t’u theksuar është fakti se Henrikh Mkhitaryan ndodhej në një pozicion mjaft të dyshimtë dhe arbitri mund të kishte akorduar edhe për pozicion jashtë lojë, por duke parë realizimin e armenit do të ishte mëkat të anulonte një gol të tillë.

Top Channel