Toure nderon Guardiola-n, City fiton në transfertë

26/12/2016 00:00

Manchester City i Guardiola-s nuk gaboi në transfertën e Hull-it, duke fituar pastër me 0-3 me gola të shënuar në pjesën e dytë të takimit.

Yaya Toure ishte lojtari që nderoi Guardiola-n në këtë ndeshje, duke zhbllokuar rezultatin në një ndeshje që po kthehej e vështirë për City-n. Mesfushori ktheu në gol një 11-metërsh në minutën e 72, ndërsa sulmuesi Iheanacho dyfishoi rezultatin 6 minuta më pas.

Në fund, një autogol i vendasve vulosi rezultatin në 3-0, ndërsa City mori 3 pikët e radhës duke u ngjitur i dyti në renditjen e Premier League me 7 pikë më pak se Chelsea i vendit të parë.

Top Channel