Ugandë, mbyten futbollistët

26/12/2016 00:00

Të paktën 30 futbollistë dhe tifozë të një ekipi lokal afrikan humbën jetën pasi barka me të cilën udhëtonin u përmbys në liqenin Albert në Ugandën perëndimore.

Policia e vendit në kontinentin e zi konfirmoi se viktimat ishin duke shkuar në provincën e Hoimas për  një ndeshje miqësore, që mesa duket rezultoi e fundit e programuar.

“Kishte një festë në barkë dhe pasagjerët kërcenin dhe pinin ndërkohë që mjeti lundrues ishte mbi kapacitetin e lejuar”tha komandanti lokal i policisë së Ugandës, Xhon Tutagira. Sipas dëshmitarëve, ujërat në liqenin Albert ishin të qeta por përmbysja ndodhi kur shumë prej futbollistëve dhe tifozëve shkuan në një anë të mjetit.

15 trupa janë rikuperuar në ujërat e liqenit dhe në operacionet e shpëtimit janë përfshirë dhe peshkatarë të zonës. Liqeni Albert që ndahet mes Kongos dhe Ugandës, regjistron shpeshherë tragjedi. Kjo ngjarje e dhimbshme vjen pas dramës që thuajse shfarosi ekipin e futbollit brazilian Chapecoense.

Top Channel