Plagosi njerëzit e ish-bashkëshortes, arrest me burg 37-vjeçarit

26/12/2016 00:00

Shkoi për t’iu lutur bashkëshortes që të rikthehej me të dy muaj pasi ishin ndarë, por pasi prindërit e saj e kundërshtuan ai goditi me thikë ish-vjehrrin, ish-vjehrrën edhe ish-kunatin.

Ky është përshkrimi i ngjarjes nga prokuroria për të cilën është nën akuzë Marjan Levanti, një 37-vjeçar i cili akuzohet për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare të ngelura në tentativë”.

Marjan Levanti u la në “arrest me burg”, ndërkohë që mbrojtja pretendoi se 37-vjeçari kishte shkuar tek familja Kocaqi sepse ishte i shqetësuar për të birin 7 vjeç dhe për këtë ai e kishte çuar edhe për trajtim tek psikologu pasi dyshonte se ishte abuzuar.

Por prokurori tha se i pandehuri kishte vajtur në shtëpinë e prindërve të ish-bashkëshortes me qëllim për t’u bashkuar me të dhe kjo tentativë e tij ishte refuzuar.

Ai po priste ish-bashkëshorten, por sapo ajo e paa thirri prindërit. Me një thikë qe e gjeti aty, Levanti plagosi tre pjesëtarët e familjes Kocaqi.

Top Channel