Një shtëpi për 3 vajzat. Solidaritet dhe ndihmë për familjen e varfër në Korçë

26/12/2016 00:00

Festat e fundvitit kanë rikthyer shpresën për 5 fëmijët e mbetur jetimë në fshatin Velçan, në Korçë. Pas kërkesës për ndihmë të familjes Zaçellari, dhjetëra qytetarë dhe emigrantë i janë përgjigjur thirrjes së gjyshit dhe të jetimëve. Një firmë ndërtimi po u ngre një tjetër shtëpi në fshatin Drithas.

Sofia, 10-vjeçarja që është kthyer në “nënë” për motrat e saj më të vogla, pas vdekjes së mamasë, falënderon të gjithë ata që i ndihmuan.

“Jam shumë e kënaqur që do të më bëhet shtëpia, falënderoj emigrantët dhe biznesmenët që më ndihmuan shumë. Por falënderoj shumë edhe njerëzit e Shqipërisë”, thotë Sofia.

Babai i fëmijëve, Juliani u është mirënjohës bamirësve, por ende kërkon një punë për të jetuar me dinjitet.

“Na nderuan gazetarët e Top Channel, që kanë bërë të pamundurën deri këtu me mua. Më kanë jashtë mase dhe falënderoj biznesmenët për çdo gjë që kanë kontribuar. U bëj thirrje të gjithëve, që të mundohen nga pak dhe të bëhem edhe unë si të gjithë njerëzit e tjerë, të jetoj edhe unë jetën time normale”, tha Julian Zaçellari.

Për anëtarët e familjes Zaçellari, e cila jeton e ndarë nga njëri prej binjakëve më të vegjël, që rriten nga të afërmit në Greqi, përfundimi i ndërtimit të banesës së re shënon fillimin e një jete me më shumë shpresë.

Top Channel