Alibeaj: Prokurorët të mos mbyllin dosjet me shkëmbime favoresh

26/12/2016 00:00

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të ndërhyjë dhe të mos lejojë mbylljen e dosjeve me qoka e shkëmbime favoresh. Enkelejd Alibeaj deklaroi se kryeprokuroi i Tiranës darkon me  të pandehurin e tij, Erion Veliaj.

“Erjon Veliaj ka të paktën tre kallëzime penale në organin e akuzës, për ndërtim pa leje, shpërdorim detyre që solli si pasojë vdekjen e 17 vjecarit Ardit Gjoklaj, dhe falsifikim firme, e provuar tashmë dhe e pranuar nga vetë ai, e megjithatë, shqiptarët e shohin kryetarin e bashkisë së Tiranës, herë si dasmor të prokurorit të Tiranës, herë si mik drekash e darkash në restorante. Ndërkohë që dosjet presin në prokurori, Erjon Veliaj jo vetëm nuk hetohet, por shpallet mik special i kryeprokurorit të Tiranës”, tha Alibeaj.

Sipas Alibeajt ndaj Veliajt është bërë kallëzim për vdekjen e Ardit Gjoklaj, falsifikimi i firmës së policit bashkiak, për gjobën ndaj PD-së, dhe ambientalistët për parkun e liqenit.

“Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të ndërhyjë dhe të mos lejojë mbylljen e dosjeve me qoka e shkëmbime favoresh. Partia Demokratike gjithashtu e kujton Erjon Veliajn se në mos sot nesër do të ketë drejtësi për Arditin e shpërdorimet e falsifikimet e tij, krime të rënda që sdo të mund ti mbyllë nëpër dasma e restorante”, tha Alibeaj.

Top Channel