Angela Merkel, humbësja e vitit

26/12/2016 00:00

Nëse Vladimir Putin u konsiderua nga mediat si politikani i vitit, një opinion i publikuar nga CNN e cilëson Angela Merkel si humbësen e 2016-tës.

Kancelarja konsiderohet si ish liderja de facto e kontinentit, si politikania që ka mbrojtur me fanatizëm idetë e saj liberale, apo si kampionia që ka luftuar për Europen e bashkuar.

Por akti terrorist në rrugët e Berlinit shërbeu si një tregues i kufijve të pushtetit të Merkel, foli për rreziqet e krizës së refugjatëve dhe dështimin e autoriteteve federale gjermane në një sfond ku kërcënimi islamik është rritur.

Popullariteti i kancelares ka rënë në 45%. Europa po përjeton një erë ndryshimesh të cilat sipas CNN, Merkel nuk po i kap dot ritmin. Ajo vazhdon ruan me fanatizëm parimin e lëvizjes së lirë në Europë dhe mbron monedhën e përbashkët të euros, në një kohë kur udhëheqësit lindorë i janë kthyer në oponentët më të fortë e po ashtu partitë populiste po kërcënojnë politikën tradicionale të unionit.

Të gjithë këto faktorë ndikojnë në rënien e popullaritetit të Merkel, e cila tani po konsiderohet si naive për të mbrojtur vendin e saj.

Analistët i druhen faktit se në dekadën e ardhshme, Gjermania do të luftojë me plakjen e popullsisë dhe me probleme të mëdha ekonomike, të cilat gjenezën e kanë që tani nën sundimin e Merkel.

Top Channel