Refugjatët prostituta, adoleshentët në përpjekje për mbijetesë

26/12/2016 00:00

Prostitucioni dhe droga nuk janë fenomene të reja të natës në rrugët e kryeqytetit grek, por mbyllja e korridorit ballkanik dhe izolimi i mbi 60.000 refugjatëve në Greqi ka bërë që shumë djem të moshave 13 – 16 vjeç, si Xhavidi dhe Muhameti t’u ofrojnë klienteve seks në mënyrë që të mbledhin para për t’u larguar më pas drejt Europës.

“Nuk dua ta mendoj, kjo është diçka e keqe. Dhe une e di këtë. Adoleshente ,djem të rinj, të moshës 14,15 dhe 16 vjeç po shkojnë me persona të rritur për të marrë para”, thotë Javidi 14-vjeçar.

“Ata marrin maksimumi 20 euro për të bërë seks me ta”, thotë Muhameti.

Megjithë përpjekjet e disa organizatave humanitare, reportazhet e televizoneve të huaja apo tyre vendase gjendja mbetet ende e pakontrolluar.

Sipas burimeve zyrtare më shume se 3000 fëmijë të pashoqëruar të cilët kanë kërkuar azil ndodhen në Greqi. Shumica nuk kanë ku të flenë duke mbetur kështu të ekspozuar ndaj rreziqeve dhe pre e lehtë për abuzim seksual apo për trafikim droge.
Rreth 1200 prej tyre që vijnë nga Siria kanë një shpresë për të marrë kërkesën e azilit, pasi janë regjistruar në listat e pritjes, por jo ata që janë nga Afganistani dhe Iraku.

Rreth 300 të tjerë ndodhen të izoluar në hospotet e disa ishujve. Por sipas informacioneve nga policia greke midis tyre ka edhe nga ata qe deklarojnë se jane të mitur dhe të pashoqëruar ,për të përfituar nga statusi i veçantë.

Top Channel