Eva Longoria e bën pemën në plazh

26/12/2016 00:00

Eva Longoria e vendosi pemën e saj të Krishtlindjeve në një plazh të Meksikës.

Aktorja 41-vjeçare shpërndau me fansat një video në Snapchat që tregonte pemën e zbukuruar duke qëndruar në rërë, me në sfond dallgët e oqeanit.

“Pema e Krishtlindjeve është në rërë. E nxorëm nga shtëpia. Njerëzit mendonin se jam çmendur”, thotë Eva në video.

Eva Longoria mund të shihet në ekranin e madh në maj të vitit të ardhshëm, me dramën “Lowriders”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel