Tronditet Kili, tërmeti 7.6 i shkallës rihter

25/12/2016 00:00

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 i shkallës rihter tronditi Kilin jugor mbrëmjen e së enjtes duke bërë që mijëra persona të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Thellësia e tërmetit ishte rreth 34.6 km nën tokë dhe tronditja e tij u ndje deri në qytetin jugperëndimor argjentinas të Bariloche. Por ishte njoftimi  për cunami ai që alarmoi edhe më shumë situatën, por më pas autoritetet thanë se nuk ka më vend për panik pasi cunami nuk kanosej më si rrezik.

Tërmeti fatmirësisht nuk shkaktoi viktima, por dëme të mëdha materiale. Zyra e Emergjencave Kombëtare e Kilit  nxori njoftimin se 5000 njerëz të cilët u evakuuan më herët, tani mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

Por, rreth 21 mijë shtëpi kanë ngelur pa energji elektrike.

Top Channel