Krishtlindjet, urimi i veçantë i Ibrës

25/12/2016 00:00

Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, ka uruar Krishtlindjet sipas mënyrës së tij. Në vend të një mesazhi të thjeshtë, ai ka zgjedhur të bëjë diçka ndryshe dhe në temperaturë të ulët.

Ai publikoi video në Instagram ku shihet vetëm me të brendshme duke formuar engjëllin në dëborë.

Ibra nuk ka qenë i vetmi futbollist që ka uruar Krishtlindjet, pasi edhe Cesc Fabregas, Toni Kross, Neymar dhe shumë të tjerë kanë uruar tifozët e tyre.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel