Një fotograf austriak ka bërë një koleksion me foto të kishave të braktisura.

Thomas Windisch ka udhëtuar nëpër Evropë për të shkrepur këto foto, që, siç thotë ai, e kanë mërzitur shumë.

“Kur një tempull i vjetër në Siri shkatërrohet, del në lajme. Por, kur një kishë shumë e bukur e shekullit të XIV kalbet në lagje, askush nuk e vë ujin në zjarr. Projekti im ka qëllim që të sensibilizojë njerëzit për të ruajtur trashëgiminë e tyre kulturore”, thotë Thomas.

Shumë nga kishat që ai ka fotografuar janë shkatërruar nga tërmetet, ndërsa kishat e vogla pranë spitaleve apo shkollave janë braktisur pasi komplekset e mëdha janë mbyllur.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel