Në pragun e fundit të vitit, Policia Rrugore ka apeluar drejtuesit e mjeteve që të mos drejtojnë nën efektin e pijeve alkoolike.

Përdorimi i rripave të sigurimit do të jetë pa tolerim nga policët e qarkullimit dhe me gjoba maksimale. Ndërkohë që vetë policia i kërkon shoferëve që të jenë tolerantë mes tyre.

“Policia Rrugore u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të tregojnë kujdes të veçantë në përdorimin e rripave të sigurimit, për vete dhe për të gjithë pasagjerët në bord. Gjithashtu, të kenë kujdes të veçantë ndaj këmbësorëve dhe çiklistëve. Të tregojnë mirëkuptim ndaj drejtuesve të tjerë të mjeteve dhe të mos shfaqin agresivitet ndaj tyre. Të evitojnë përdorimin e alkoolit dhe të respektojnë limitet e shpejtësisë”, u shpreh Ervin Dervishi, specialist i qarkullimit rrugor.

Çdo ditë në Shqipëri vendosen minimalisht 400 gjoba vetëm për mospërdorim të rripit të sigurimit, numër që mbërrin në 600 kur ka aksion policor.

Top Channel