Kim Kardashian me pirsing në buzë (Fotot)

25/12/2016 00:00

Kim Kardashian West u pa për herë të parë me një pirsing në buzë, gjatë mbrëmjes së Krishtlindjeve të familjes së saj.

36-vjeçarja sigurisht që kishte zgjedhur një veshje me dekolte shumë të hapur, në mënyrë që vëmendje të shpërndahej paksa dhe të mos qëndronte vetëm te buzët.

Në festën ku ishin shumica e klanit Kardashian-Jenner performuan këngëtarët e famshëm të R&B, John Legend dhe Babyface.

Kim Kardashian nuk është dukur shumë që nga grabitja që i ndodhi në Paris, në 3 tetor.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel