Krishtlindja, meshë në Katedralen Ortodokse

25/12/2016 00:00

Që në orët e para të mëngjesit, qindra besimtarë ortodoksë u mblodhën në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, në meshën e drejtuar nga Fortlumturia e tij, Anastasi.

Në mesazhin e dhënë përpara besimtarëve, Kryepeskopi i Shqipërisë bëri thirrje për sa më pak arrogancë.

“Krishti, perëndia ynë i vërtetë që lindi në shpellë dhe u shtri në grazhdë, le të na çlirojë nga çdo formë e dukshme apo e fshehtë e arrogancës dhe nga çdo lloj robërie ndaj egocentrizmit dhe varianteve të tij të shumëllojta dhe le të na bëjë të jetojmë me përlulësi e thjeshtësi shpirti, duke ndjekur gjurmët e tij”, tha Anastasi.

Një urim të veçantë drejtoi dhe kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj: “Edhe për myslimanët në fakt është një ngjarje e shënuar. Jezu Krishti, ose Isai siç e quajmë ne myslimanët, është pjesë e besimit tonë. Një mysliman nuk e ka besimin e plotë nëse nuk beson te profeti Isa”.

Për besimtarët e krishterë pati urime edhe nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani: “Dua të shpreh në emrin tim dhe të institucionit që përfaqësoj, vlerësimin më të lartë dhe mirënjohjen për Kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare, për Kryepeshkopin Anastas, për mesazhin e bashkimit që përcjellin”.

Vizita urimi, drejtues të lartë të politikës në vend, zhvilluan dhe në selinë e Vëllazërisë Ungjëllore. Shqiptare.

Top Channel