Betlehem, Krishti lindi; Papa kremton në Vatikan
24/12/2016 00:00
Dhjetëra besimtarë nga e gjithë bota po kremtojnë vendlindjen e Krishtit në Betlehem dhe në meshën e Krishtlindjes që kremtohet nga Papa në kryeqendrën e katolicizmit në Vatikan.
Papa Françesku në bazilikën e Shën Pjetrit bëri thirrje për të mbrojtur njerëzit e pafajshëm që gjendjen në situata të mjerueshme për shkak të luftërave, emigracionit dhe varfërisë ekstreme.
Ndërsa në Betlehem, situata më e qetë këtë vit ka mbledhur më shumë pelegrinë se një vit më parë në kishën e lindjes së Krishtit.
Edhe pse atmosfera ishte e gëzueshme, besimtarët janë lutur nën masa të rrepta sigurie.
Top Channel