Beyonce dhe Adele në “Grammys 2017”

24/12/2016 00:00

Është një nga mbrëmjet më të rëndësishme të industrisë së muzikës dhe në ceremoninë e 59-të të “Grammys Awards” do të performojnë dy nga yjet më të famshëm në planet.

Beyonce dhe Adele do të këndojnë në “Grammys 2017”,  një ceremoni e cila do të organizohet më 12 shkurt.

Në një intervistë të dhënë për revistën “Billboard”, producenti ekzekutiv Ken Ehrlich ka treguar se Queen Bey dhe këngëtarja e hitit “Hello” do të jenë pjesë e shfaqjes. Bey është e nominuar në 9 kategori ndërsa Adele ëshë e nominuar për 5 çmime.

Top Channel