Festat e fundvitit, Tahiri këshilla në FB për sigurinë

24/12/2016 00:00

Me rastin e festave të fundvitit, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka publikuar në profilin e tij në Facebook disa këshilla me qëllim që qytetarët t’i kalojnë ato sa më të qeta e të sigurta.

Kujdes dhuratat në makinë! Hiqni dhuratat nga makina përpara se dikush tjetër t’i shkarkojë për ju. Vendosini ato në bagazhin e automjetit.

Kujdes kur bëni shopping! Parkoni makinën tuaj në një vend të ndriçuar dhe sa më pranë hyrjes së dyqanit.

Mos ekspozoni dhuratat jashtë dyqanit! Pasi t’i keni blerë, vendosini në qese jo të tejdukshme rrugës për në shtëpi.

Shmangni vendet me errësirë! Mundohuni të shmangni sa më shumë lëvizjen në zonat jo të ndriçuara pasi të keni blerë dhurata.

Kini kujdes! Shikoni përreth nëse tërhiqni lekë nga bankomatet në orët e vona të natës.

Duhet të dukeni sikur jeni gjithnjë në shtëpi! Kërkojini dikujt të kontrollojë shtëpinë dhe të vendosë makinën në vendparkimin tuaj.

Ndriçoni shtëpinë! Kur largoheni nga banesa lini ndezur ndonjë dritë. Mos harroni televizorin me zërin lartë!

Vendosni numrin e banesës! Vendosja e numrit të banesës ndihmon policinë në identifikimin më të shpejtë të saj në rast grabitjeje.

Top Channel