Santa Klausi nisi udhëtimin e tij për t’i shpërndarë dhuratat e Krishtlindjeve fëmijëve nëpër botë.

Ai u largua nga shtëpia e tij në fshatin finlandez të Rovaniemit mbrëmjen e së premtes në një shfaqje spektakolare dritash. Edhe pse e kalon shumicën e kohës në fabrikën e tij në polin e veriut, rezidenca zyrtare e Santa-s është në Rovaniem, në hyrje të rrethit polar të Arktikut dhe disa qindra turistë dhe vendas mblidhen për ta përshëndetur atë në një prej periudhave më të ngjeshura kalendarike.

I shoqëruar nga elfët e tij që kërcenin e këndonin për t’i uruar fat, babagjyshi foli shkurtimisht për turmën në gjuhën finlandeze dhe angleze.

“Ne jemi njerëz me fat; jeta jonë është e mirë dhe po përjetojmë një sezon të bukur festiv”, tha ai.

Santa hipi më pas në slitën e tij dhe u largua nga fshati në drejtim të polit të veriut, ku do të bëjë përgatitjet e fundit për dhuratat që do t’u shpërndahen fëmijëve fatlumë nëpër botë.

Menjëherë pas nisjes së Santa-s qiejt mbi Rovaniemi u ndriçuan nga dritat e veriut.

Top Channel