3-vjeçari i shpëton vdekjes për mrekulli!

24/12/2016 00:00

Edhe pse ka qenë duke kaluar tek vijat e bardha, një fëmijë 3-vjeçar i shpëtoi vdekjes për mrekulli.

Pamjet shokuese vijnë nga provinca e Zheijang në Kinë dhe tregojnë momentin drithërues të asaj që mund të kishte rezultuar një tragjedi.

Një grua shfaqet teksa po kalon rrugën duke shtyrë fëmijën e saj në një biçikletë me tre rrota. Papritur vogëlushi goditet nga një kamion që nuk kishte respektuar sinjalet rrugore.

Por pavarësisht se përfundoi poshtë rrotave të kamionit, 3-vjeçari i mbijetoi aksidentit dhe siç raporton televizioni CCTV mori vetëm plagë të lehta.

Top Channel