Blerje masive online në Britani

24/12/2016 00:00

Harrojeni pritjen deri në “Boxing Day”, ishte këshilla per britanikët në vigjiljen e Krishtlindjes. Shitjet rekord kanë nisur dhe dyqanet u kanë rënë çmimeve me sëpatë!!!

Duke nisur nga mesnata, Sainsbury’s dhe Amazon nisën uljen e çmimeve në nivele që mbërrinin në 88%, shkruajnë mediat vendase.

Plot firma të tjera po ofrojnë online pazare fantastike të cilat do t’ua bëjnë padyshim më të bukur festën anglezëve.

Pritet që miliona vetë në Mbretërinë e Bashkuar t’i shfrytëzojnë pushimet e Krishtlindjes duke u zhytur në blerje dhe shpenzimet e tyre përgjatë përiudhës festive deri në hyrjen e Vitit të Ri pritet të kapin shifrën 9 miliardë paundë.

Pjesërisht falë rritjes së shitjeve në internet, Krishtlindja vetë është kthyer në njërën prej ditëve më të rëndësishme të shopping-ut falë uljeve drastike.

Vetëm këtë vit në Britani shitjet online për Krishtlindje llogariten të sjellin fitime rekord prej 805 millionë paundë. Pastaj në “Boxing Day” niveli i tyre do të rritet akoma më shumë dhe mendohet të shkojë në 984 millionë.

Top Channel