Krishtlindjet, bashkia e Tiranës me koncert në sheshin “Nënë Tereza”

24/12/2016 00:00

Bashkia e Tiranës do të festojë Krishtlindjet me një koncert festiv në orën 18.00 në sheshin “Nënë Tereza”.

“Bashkia e Tiranës vijon me organizimet për festat dhe sot ju fton të merrni pjesë në koncertin në vigjilje të Krishtlindjeve. Në këtë koncert festiv do të marrin pjesë tenorë si, Armando Kllogjeri, Kastriot Tusha, Marjana Leka. Ju ftojmë në orën 18:00 te sheshi “Nënë Tereza”, në koncertin e organizuar për të dytin vit radhazi”, tha drejtoresha e përgjithshme e promovimit të qytetit, Julinda Dhame.

Në këtë koncert do të ketë larmi performancash ku do të jenë të pranishëm Kastriot Tusha, Marjana Leka, balerinët, Kori i Liceut.

Krahas këngëve të njohura të Krishtlindjeve, në koncertin festiv nuk do të mungojnë as perla të muzikës botërore si “Neë York – Neë York”, “You knoë I am no good” por edhe këngët shqiptare, si “Moj e bukura more” apo “Kur më vjen burri nga stani”.

Tenori Armando Kllogjeri dhe sopranoja Majrana Leka nën shoqërinë e orkestrës së UniArteve dhe korit të Liceut Artistik do të sjellin për kryeqytetasit edhe pjesë të zgjedhura nga opera “Turondot” e Giacomo Puçini-t apo opera “La Traviata”e Giuseppe Verdit.
 
Atmosfera e festës do të përcillet më së miri nga kori i fëmijëve të cilët do të sjellin një kolazh të këngëve të Krishlindjeve ndërsa koncerti do të mbyllet me një video promocionale për Tiranën, por dhe urimin e kryetari të Bashkisë, Erion Veliaj për çdo qytetar të Tiranës por edhe Shqipërisë në këtë fundvit.

Top Channel