Festat e fundvitit, fluks emigrantësh në pikat kufitare

24/12/2016 00:00

Fluksi i parë i emigrantëve për këtë fundviti ka mbërritur edhe në doganën e Kakavijës, por ndryshe nga vitet e kaluara situata deri më tani paraqitet normale.

Dogana greke ka punuar normalisht duke mos kushtëzuar udhëtimin e shqiptarëve që kthehen në atdhe për festat.

Ndryshe nga pika doganore e Kakavijës, një ditë më parë ajo e Kapshticës pati probleme pasi numri i madh i mjeteve krijoi radhë dhe orë të gjata pritjeje edhe pse pala shqiptare i ktheu sportelet e daljes në sportele pritjeje.

Ditët e ardhshme, sipas autoriteteve, pritet të jenë më të ngarkuara në Kapshticë.

Top Channel