“Babagjyshi” mbërrin tek Reali

24/12/2016 00:00

Reali i Madridit pati një 2016 spektakolar dhe e mbylli vitin në mënyrën më të mirë duke u ulur në fronin e futbollit të klubeve. Në 12 muaj erdhën Liga e Kampioneve, Superkupa e UEFAs dhe botërori i klubeve, por të gjithë këto trofe duhen motivuar financiarisht. Këtë e di më mirë se të gjithë presidenti Florentino Perez.

Miliarderi që drejton skuadrën galaktike ka udhëzuar drejtuesit që të pagujanë 1.1 milion euro çdo futbollist për performancat e mira në fushat e lojës, si dhe një makinë Audi të dedikuar dhe luksoze për zjet merengues. Pjesa më e madhe e bonuseve, 700 mijë euro për secilin, vjen nga fushata e suksesshme në Ligën e Kampioneve dhe pjesa tjetër nga trofetë që u shtuan në muzeun unik të Real Madrid.

Bonuset që sollën Babagjyshin e festave para kohe në ekipin  “Blankos”, vijnë edhe si rezultat i një suksesi global komercial që e ka kthyer markën e Real Madrid në një shenjë dalluese në thuajse çdo fushë.

Skuadra galaktike kryeson aktualisht La Ligën spanjolle dhe mbetet në garë për të përsëritur suksesin kontinental, e inspiruar nga Kristiano Ronaldo në fushë dhe Zinedin Zidane në pankinë.

Top Channel