Nejmar shkëlqen në miqësoren e bamirësisë

24/12/2016 00:00

Sulmuesi i Barcelonës dhe kapiteni i kombëtares së Brazilit Nejmar ishte protagonist në një miqësore të zhvilluar në stadiumin e Sao Paulos që u kthye në arenën e një festivali golash.

Futbollisti i kombëtares karioka inspiroi një seleksion yjesh brazilianë në suksesin 13-9 ndaj Atletiko Mineiros së mesfushorit Robinjo, në ndeshjen e cila kishte si fokus mbledhjen e fondeve për qëllime bamirësie.

Në ndeshjen e zhvilluar ën Sao Paulo nuk mund të mungonte nderimi edhe për ekipin e Shapekoenses, që thuajse u shfaros nga një tragjedi ajrore në Kolumbi. Të ardhurat nga biletat do të dhurohen për disa organizata bamirëse, përfshirë atë që drejtohet nga Nejmar.

“Jam i lumtur që ne jemi bashkuar për të ndihmuar njerëzit që kanë më shumë nevojë. Ky ishte gjithashtu një rast për të parë idhujt e mi në futboll”,  tha kapiteni i Brazilit, Nejmar.

Top Channel