Vatikani përgatitet për Krishtlindjen

24/12/2016 00:00

Papa Françesku do të kryesojë Meshën e Natës në orën 21:30 në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Të dielën në orën 12:00, nga lozha qendrore e Bazilikës së Vatikanit, Papa do t’i drejtojë mesazhin e Krishtlindjes mbarë botës dhe do të japë bekimin “Urbi et Orbi”.

Do të jetë Krishtlindja e katërt e Papës Françesku, i cili në një postim në Twitter shkruan: “Zoti bëhet njeri, për të ecur me ne në jetën e çdo dite”.

Kremtimi i Meshës së Natës do të paraprihet nga kënga tradicionale e Kalendës, që kumton lindjen e Jezusit.

Gjatë Meshës së Natës, lutja e besimtarëve do të jetë sipas traditës në gjuhë të ndryshme.

Top Channel