Francë, Le Pen: Të varrosim Schengenin

23/12/2016 00:00

Liderja e Frontit Nacional në Francë, Marine Le Pen vazhdon me qëndrimet radikale, të intensifikuara së fundmi nga atentati në tregun e Krishtlindjes në Berlin.

Këtë të premte, ajo ka folur sërish kundër lëvizjes së lirë në Europë. “Është koha të varrosim mitin e lëvizjes së lirë në zonën Schengen”, ka deklaruar Le Pen.

Reagimi i saj ka ardhur pas marrjes së njoftimit se atentatori Anis Amri kishte arritur të largohej nga Gjermania pas atentatit dhe të arrinte deri në Itali, ku mbeti i vrarë në një shkëmbim zjarri me policinë.

Top Channel