Ebola, jo më kërcënim. Krijohet vaksina e efektshme

23/12/2016 00:00

Një vaksinë eksperimentale kundër virusit vdekjeprurës të Ebolas mund të jetë e disponueshme në vitin 2018, siç bëjnë të ditur ekspertë.

Eksperimentet e kryera në Guine, një prej vendeve afrikanoveriore më të prekura nga epidemia e Ebolas, që përfundoi këtë vit, treguan një mbrojtje 100 për qind nga virusi. Vaksina po i nënshtrohet tani procedurave të përshpejtuara për të siguruar aprovimin zyrtar.

Kompania prodhuese “Merck” ka prodhuar 300 mijë doza të vaksines “rVSV-ZEBOV”, e disponueshme për përdorim nëse epidemia do të shpërthejë sërish. “Gavi”, aleanca globale e vaksinave ofroi 5 milionë dollarë për sasinë e prodhuar.

Rezultatet e publikuara në revistën shkencore “The Lancet” treguan se, gati 6.000 persona që kishin kryer vaksinën ishin çliruar nga virusi 10 ditë më vonë. Vetëm një person i vaksinuar pati efekte anësore, të tilla si temperatura, por më vonë e mori veten.

Nuk dihet ende sesa mirë do të funksionojë vaksina te fëmijët, pasi nuk është testuar ende, e megjithatë ekspertët e cilësojnë atë si një arritje të madhe, e cila do të mund të shpëtojë mijëra jetë njerëzish.

Virusi i Ebolas u identifikua fillimisht në vitin 1976, por epidemia e fundit në Afrikën Perëndimore që vrau më shumë se 11 mijë njerëz, nxori në pah nevojën për një vaksinë.

Top Channel