Zbulohet një tjetër fis indigjen

Në pyllin e Amazonës jetojnë ende disa fise indigjene të cilat nuk janë ndikuar kurrë nga civilizimi.

Madje disa prej tyre as nuk janë identifikuar se ku jetojnë, e në disa raste vendbanimet e tyre zbulohen krejt rastësisht.
Po rastësisht një fotograf ka realizuar foto të një fisi të pakontaktuar më parë nga bota e jashtme të cilët jetonin në  xhunglën e Amazonës.

Helikopteri me të cilin po udhëtonte Ricardo Stuckert devijoi rrugë për të evituar një stuhi. Ka qenë pikërisht vendimi i pilotit që bëri që Stuckert të haste me fisin indigjen.

E ndërsa Stuckert ka mbetur i befasuar nga ajo çfarë ka hasur e ka nisur të fotografojë, anëtarët e fisit indigjen janë frikësuar dhe e kanë parë mjetin fluturues si një kërcënim.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel