Meta: Bashkëpunim për të ngritur standardet

23/12/2016 00:00

Ilir Meta mbajti takimin e fundvitit me gazetarët dhe përfaqësuesit e mediave. Takim tashmë tradicional nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Pak më herët, kryeministri Edi Rama kishte shprehur dëshirën e tij për aleancë me LSI-në në zgjedhjet e ardhshme. Kërkesë e bërë publikisht, por nga kreu i LSI-së në këtë pritje me mediat nuk kishte një përgjigjje direkte për aleatin e tij në qeverisje.

“Shpresojmë që viti tjetër të jetë më i mirë, më i qëndrueshëm, më pozitiv, ka shumë sfida që nuk po i përmendim, por jemi dakord që duhen standarde më të larta kudo. Në politikë, në Parlament, por edhe në media e komunikim. Le të bashkëpunojmë të gjithë që të ngremë më tej standardet dhe urojmë që viti 2017 të jetë i suksesshëm për të gjithë vendin”, tha Meta.

Top Channel