Panariti: Ta promovojmë gjelin e detit në tregun europian

23/12/2016 00:00

Panairi i gjelave të detit të zonës së Zadrimës mblodhi fermerë të zonës dhe produktet e tyre për festat e fundvitit.

Në hapje të panairit në Fishtë, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti tha se mbarështimi i gjelit të detit nuk duhet të jetë sezonal, por gjatë gjithë vitit.

Sipas tij, duhet investuar më shumë për promovimin e këtij shpendi në tregjet evropiane.
 
Nënkryetarja e Bashkisë së Lezhës ka kërkuar nga ministria që të mbështesë produktin vendor, si një mënyrë për t’ju ardhur në ndihmë fermerëve.
 
Në këtë panair u prezantuan dhe prodhimet bujqësore të Zadrimës.

Në Zadrimë të Lezhës rriten më shumë se 20 mijë gjela deti në vit.

Top Channel