“Pse nuk e shkarkon Edi Rama, Elvis Rroshin”?

23/12/2016 00:00

Në një dalje para mediave në selinë e Partisë Demokratike, maturantja Anilda Sulejmanaj pyeti kryeministrin se pse nuk e shkarkon kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshin.

“Jam Anilda, 18 vjeç. Dua të pyes sot Edi Ramën, pse nuk e shkarkon Elvis Rroshin nga Kryetar Bashkie? Nuk i mjafton Edi Ramës ajo që Elvis Rroshi ka bërë? Nuk i mjafton dënimi nga drejtësia europiane për përdhunim dhe trafik droge? A e ka menduar Edi Rama se duke mbrojtur Elvis Rroshin po inkurajon dhunuesit e grave dhe të fëmijëve? A e ka menduar Edi Rama se duke mbrojtur Elvis Rroshin po inkurajon drogën dhe trafikantët? Çfarë tjetër duhet të ndodhë që kryeministri të mbajë një qëndrim?”, tha maturantja.

Top Channel