Përplasi policin e burgut, policia identifikon autorin

23/12/2016 00:00

Policia e Durrësit ka zbardhur aksidentin ku mbeti i vdekur punonjësi i policisë së burgut të Fushë Krujës.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, është gjetur i braktisur mjeti që shkaktoi aksidentin, ndërsa autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Mjeti, tip BMW, me targë AA 903 OV u gjet i braktisur në Shkafanë, dhe autori A. P., 27 vjeç nga Kruja po kërkohet nga policia.

Katër ditë më parë, rreth orës 22.30 minuta, u përplas për vdekje punonjësi i policisë së burgut të Fushë-Krujës, V. D., 50 vjeç. I ndjeri sapo kishte lënë turnin dhe po kthehej për në shtëpi.

Top Channel