NBA, ndalet San Antonio

23/12/2016 00:00

San Antonio Spurs ndalet nga Los Angeles Clippers në ndeshjen e radhës së NBA. Në Staples Center, skuadra kaliforniane iu imponua asaj të Gregg Popovich duke e mposhtur me rezultatin 106-101 për t’i shkaktuar asaj disfatën e 6 sezonale.

Diferencën për Clippers në këtë përballje e bënë pikërisht basketbollistët e stolit që shënuan 58 pikë e rrëmbyen 25 topa në tabelë.

Golden State nuk ndalet edhe pse Stephen Curry nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Warriors mposhti Brooklyn Nets 117-101 iu desh të përmbysë një disavantazh prej 16 pikësh në periodën e tretë të cilën e mbylli 39-19. Ata që shkëlqyen për Golden State në sfidën me Nets ishin Kevin Durant me 26 pikë e 9 topa në tabelë dhe Klay Thompson me 23 pikë.

Los Angeles Lakers hyn në krizë. Skuadra kaliforniane humbi ndaj Miami Heat 107-115, ndërsa Boston theu Indianën 109-102. Paraqitje të shkëlqyer bëri edhe New York Knicks që fitoi ndaj Orlandos në Madison Square Garden 106-95 duke regjistruar fitoren e 15 sezonale.

Top Channel