Simeone larg Interit, tek Atletico edhe pas 2018-s

23/12/2016 00:00

Diego Pablo Simeone largon për momentin Interin nga planet e tij. Në një intervistë për të përditshmen spanjolle Marca, trajneri argjentinas deklaroi se nuk e përjashton mundësinë që të rinovojë kontratën me Atletico Madrid edhe pas vitit 2018.

“Që nga momenti kur u mësua se reduktova afatin e kontratës dhe deklarova se një ditë do drejtoj Interin, të gjithë më shohin larg Atletico Madrid -tha Simeone- por unë mund të them se në 2 vjet mund të ndodhë që të rinovohet kontrata dhe për mua do të jetë e vështire të gjej një skuadër më e mirë se Atletico”.

Simeone pranoi se vendimtare ne reduktimin e afatit te kontrates se tij, u be finalja e Ligës së Kampioneve ndaj Realit te madridit në Milano, me Atleticon që e humbi me 11 metërsha, një vendim i cili po ndikon edhe në sezonin aktual të Los Colchoneros në La Liga.

“Kam folur me stafin tim, bëhet fjalë për një vit të veçantë -vijoi Simeone- është e vërtetë, finalja e Ligës së Kampioneve ishte një goditje e fortë dhe kjo është normale. Frika se nuk arrijmë objektivat ekziston gjithnjë, por unë nuk shqetësohem aq shumë. Edhe fakti që nuk do të mund të bëjmë blerje nuk përbën ndonjë problem për mua, pasi jam mësuar me situatat e vështira. Ajo që ka rëndësi është që të shfrytëzojmë sa më mirë futbollistët që kemi në dispozicion”.

Top Channel