Oscar te Shanghai për 70 mln euro

23/12/2016 00:00

Tani është zyrtare, Oscar transferohet në Kinë te skuadra e Shanghait SIPG. Chelsea nëpërmjet një komunikate për shtyp bëri të ditur largimin e futbollistit brazilian në drejtim të Superligës Kineze.

Chelsea nuk e bëri të ditur shifrën e derdhur nga Shanghai për kartonin e Oscar, por mendohet se ajo është rreth 70 milionë Euro. Kjo lëvizje e brazilianit rezultoi shumë pozitive për Chelsea i cili në 2012 pagoi 32 milionë Euro për ta marrë Oscar nga Internacional.

Gjatë 4 sezoneve te Chelsea, Oscar ka luajtur në 203 ndeshje duke shënuar 38 gola duke fituar një titull të Premier League, një Kupë të Ligës dhe një Europa League.

Te Shanghai që drejtohet nga Andre Villas Boas, Oscar do të bashkohet dhe me  brazilianët e tjerë Hulk, Elkeson e Dario Conca.

Top Channel