Muriqan, sekuestrohen 24 kg kanabis

23/12/2016 00:00

Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar në Muriqan ka sekuestruar 24 kg kanabis sativa që po kalohej për në Mal të Zi.

Islam Binjaku, 55 vjeç, nga Tirana dhe me precedentë penalë u arrestua nga policia në doganë. 

Ai ishte drejtuesi dhe pronari i automjetit, në pjesën e poshtme të të cilit u gjet droga.

Top Channel