Martohet Carlos Tevez

23/12/2016 00:00

Carlos Tevez më në fund është martuar. Sulmuesi argjentinas i ka thënë “po” nënës së 3 fëmijëve të tij, Vanesa Mansilla.

Historia mes tyre ka nisur në vitin 1997, kur të dy ishin vetëm 13 vjeç. Pas disa ulje-ngritjesh, marrëdhënia e tyre është kurorëzuar në Karmelo, një qytezë turistike në Uruguaj.

Dasma e lojtarit të Boca Juniors do të zgjasë plot 4 ditë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel