Dy vatra zjarri janë regjistruar mbrëmë në malet e Librazhdit. Në Parkun Kombëtar të Shebenikut dhe në Malin e Xhyrës, zjarret janë shuar. 

Por, 4 vatra të tilla zjarri brenda 1 jave po konsiderohen të qëllimshme. Ndaj, shërbimi zjarrfikës ka kërkuar ndihmën e policisë për të identifikuar autorët.

Rreth 30 banorë të fshatit Marinaj kanë ndihmuar autoritetet në shuarjen e flakëve në malin e Venikut.

Top Channel