Debutim historik në Serinë A

23/12/2016 00:00

15 vjeç e 280 ditë. Pietro Pellegri i Genoas, me hyrjen në fushë kundër Torinos në vendin e Rincon, ka barazuar rekordin e debutuesit më të ri në historinë e Serisë A.

Një rekord që nuk arrihej prej 79 vitesh, kur, në vitin 1937, Amedeo Amadei luajti në ndeshjen Roma-Fiorentina (2-2). Edhe pse nuk arriti ta kalonte ish-qendërsulmuesin e Romës, talenti i Genoas i ka marrë vendin e dytë të madhit Gianni Rivera në klasifikimin e debutuesve më të rinj.

Përsa i përket klubit të Genoas, debutuesi më i ri ka qenë Stephan El Shaarawy, i cili nuk do e ketë më nderin e mbajtjes së rekordit të kuqebluve.

Për Pietro Pellegrin, lindur në 17 mars 2001, presidenti Preziosi është shprehur kështu në mars të vitit 2015: “Kam në shtëpi Messin e ri. Shpresoj vetëm që të mos i hipë vetja në qejf”.

Top Channel