Kuvendi miraton amnistinë; Manjani: Keqardhje për mungesën e opozitës

22/12/2016 00:00

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin për amnistinë e fundvitit, duke konfirmuar kështu të plotë mazhorancën aktuale. Nga ana e saj, opozita nuk mori pjesë në votim, pasi braktisi sallën përpara se të niste votimi i projektligjeve në rend të ditës.

Ajo që ra në sy në këtë votim, veç mungesës së opozitës, ishte dhe shfaqja e unitetit të mazhorancës, e cila votoi njëzëri me 84 vota këtë ligj, pak orë pasi në Gjykatën Kushtetuese iu dha drita jeshile ligjit të Vettingut.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në Twitter shprehet i kënaqur për miratimin e amnistisë për të paktën 670 të dënuar në burgje, ndërsa shprehu keqardhjen për mungesën e opozitës në atë që e quajti vendim human.

“Maxhoranca mundësoi amnistinë për të paktën 670 të dënuar në burgje! Jam i keqardhur që opozita nuk na u bashkua në këtë vendim human!”- shprehet Manjani.

Top Channel