Vjedhja e energjisë, OSHEE: 18 të shoqëruar në polici, dy prej të cilëve punonjës

22/12/2016 00:00

OSHEE-ja ka njoftuar mbrëmjen e së enjtes, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, mbi një aksion në vijim e sipër të përqëndruar në rrethinat e Lezhës dhe të Shkodrës.

Sipas njoftimit paraprak, thuhet se janë shoqëruar në polici 18 persona për vjedhje të energjisë elektrike, mes të cilëve edhe dy punonjës të OSHEE-së, për abuzim me detyrën. Punonjësit e shoqëruar janë Vital Marku dhe Zef Marku, që të dy nga Lezha.

Aksioni është duke u kryer në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, e kryesisht janë ushtruar kontrolle në Rrilë, Balldre, Zejmen dhe Gjadër. Aktualisht në Zejmen rezulton se dy abonentë janë nën procedim nga policia për shkelje të ligjit.

Top Channel