Trofeu i Kupës së Amerikës Jugore në duart e Chapecoense

22/12/2016 00:00

Skuadra e Chapecoenses mori në duar zyrtarisht trofeun e Kupës së Amerikësjugore, në një ceremoni të zhvilluar në qytetin e Luke në Paraguaj, me presidentin e ri që u vlerësua së bashku me ekipin brazilain në shortin e Kupës Libertadores.

Formacioni karioka që mori famën në një mënyrë që nuk do donte kurrë ta kishte, thuajse u shfaros nga një aksident ajror ku humbën jetën gati të gjithë lojtarët dhe stafi, ndërsa po shkonin në Medelin në 28 Nëntor.

Chapecoense duhej të luante në finalen ndaj Atletiko Nacional, por nuk mbërriti kurrë në stadium pasi avioni i saj u shemb në tokë. vetëm 3 futbollistë mbijetuan dhe Atletiko vendosi të heqë dorë nga trofeu, për të ndihmuar sadopak në ringritjen e ekipit të prekur nga tragjedia.

Presidenti i Shapekoenses, Plinio David Nesfiljo mori në duar trofeun duke falënderuar të pranishmit. Ndërkohë gjatë ceremonisë u shfaq edhe një video emocionuese si homazh ndaj lojtarëve që vdiqën në tragjedinë ajrore.

Top Channel