Berisha: Negociatat nuk do hapen, peng i lidhjes së Ramës me krimin

22/12/2016 00:00

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke marrë fjalën në Parlament, ka deklaruar se negociatat e anëtarësimit me BE-në nuk do të hapen pavarësisht hyrjes në fuqi të ligjit të Vetting-ut.

Sipas Berishës, arsyeja është vetëm një: lidhja e kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar.

“Nuk do të ketë hapje të negociatave, as në 2017, as në 2018. Sepse Edi Rama erdhi në pushtet i lidhur me Hakmarrjen për Drejtësi. Edi Rama është i lidhur me banda të tjera që vodhën kutitë e votimit”, ka thënë Berisha.

Ai ka theksuar se edhe laboratori i kokainës i zbuluar pak vite më parë në Xibrakë ishte “punishtja e Edi Ramës dhe Hakmarrjes”.

“Edi Rama urdhëroi Vangjush Dakon për të liruar Lulzim Berishën dhe po përpiqet të mashtrojë shqiptarët duke mos lexuar deklaratën e Komisionit”, ka vijuar Berisha me akuzat e tij.

Top Channel